Barça, Lewandowski humbet ndeshjen e kthimit kundër Atleticos

Lajm i keq për Barcelonën në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madrid. Robert Lewandowski do të përjashtohet nga ndeshja e së martës në mbrëmje, në të cilën Blaugranët kanë një detyrë shumë të vështirë pas humbjes 4-0 në Metropolitano.

Klubi katalanas njoftoi zyrtarisht se sulmuesi polak pësoi një frakturë në fytyrë në ndeshjen e ligës kundër Villarrealit. Testet e kryera kanë zbuluar një frakturë në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të tij të majtë. Në komunkatën e klubit, ndër të tjera thuhet: Testet e kryera sot diagnostikuan një frakturë kocke në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të tij të majtë. Lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së martës kundër Atlético Madrid”. Stafi mjekësor i Barcelonës nuk ka specifikuar një kohë rikuperimi. Shumë do të varet nga përparimi i frakturës, reagimi i lojtarit ndaj trajtimit në ditët në vijim.

sfidanti.al