Ylli i NBA-së Deandre Ayton, që aktivizohet me Los Angeles Lakers, është arrestuar të martën në Aeroportin Ndërkombëtar Lynden Pindling International Airport në Bahamas për posedim marihuane. Sipas raportimeve, basketbollisti u ndalua nga autoritetet në vendlindjen e tij dhe më pas u lirua. Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe, duke qenë se bëhet fjalë për një nga emrat e njohur të ligës amerikane të basketbollit, NBA.
Edhe pse Bahamas ka ndërmarrë hapa drejt legalizimit të marihuanës për qëllime mjekësore, substanca mbetet e paligjshme për përdorim rekreativ. Deri tani, Policia e Bahamas dhe klubi i Lakers nuk kanë dhënë deklarata zyrtare lidhur me arrestimin. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth incidentit dhe pasojave të mundshme për lojtarin.
sfidanti.al

