Arbitri La Penna rrezikon një muaj pezullim pas Inter-Juve

Fjalët e Gianluca Roçhi një ditë pas Inter-Juventus lanë të kuptohet se cila do të jetë linja e dizenjatorit në lidhje me të ardhmen e arbitrit Federico La Penna, pas ndëshkimit me karton të kuq të Kalulu në Derbin e Italisë. Arbitri rrezikon një pezullim të gjatë, edhe pse ka nga ata që lënë të hapur mundësinë e rikthimit të menjëhershëm, si manovër emergjence për të kaluar sa më shpejt situatën shokuese. Sipas zërave që vijnë nga Aia, La Penna duhet të pezullohet një muaj, pasi ka marrë “një vendim qartësisht të gabuar”, siç u shpreh Roçhi. Arbitri duhet të rigjejë qetësinë, aq më tepër që u sulmua masivisht mbrëmjen e së shtunës dhe gjithë të dielën.

La Penna ka bërë një denoncim në Policinë Postale për kërcënime në rrjetet sociale, disa kundër bashkëshortes dhe dy vajzave të vogla (“do të vras”, “do të gjejmë, e dimë ku banon”). Arbitri në fjalë është avokat me profesion dhe e di mirë se si duhet të lëvizë dhe se çfarë duhet të bëjë në këtë drejtim.

sfidanti.al