Capello “thumbon” Cristiano Ronaldon: Nuk është në nivelin e Maradonës

Fabio Capello nuk zhgënjen kurrë me deklaratat e tij. Ish-trajneri italian, një nga figurat më të respektuara të futbollit europian, ka dhënë së fundmi një intervistë të fortë, ku ka komentuar për Cristiano Ronaldon, Barcelonën dhe situatën te Real Madridi. Kapelo e vlerëson lart karrierën dhe profesionalizmin e Ronaldos, por është i prerë kur bëhet fjalë për krahasimet me legjendat më të mëdha të futbollit. “Cristiano është një golashënues i shkëlqyer dhe një atlet i jashtëzakonshëm, por ai nuk ka gjenialitetin e Mesit, Maradonës apo Ronaldo Nazarios (‘Fenomeni’). Ai gjenialitet që kishin të tjerët mungon te Cristiano”, u shpreh Kapelo. Sipas tij, Ronaldo mbetet një makinë golash, por jo një futbollist me kreativitetin dhe magjinë që karakterizonte tre emrat e përmendur. Deklarata të forta, si gjithmonë nga Kapelo, që pritet të hapin debat në botën e futbollit.

sfidanti.al