Një karriere e kaluar në nivelin më të lartë i ka lënë një barrë të rëndë Rio Ferdinand, i cili, në moshën 47 vjeçare, e gjen veten duke u përballur me pasojat serioze për shkak të dëmtimeve në të kaluarën. Ish-mbrojtësi rrëfeu për Men’s Health UK se problemet me shpinën ende e detyrojnë të shtrohet në spital dhe të përdorë përkohësisht një karrocë me rrota.
“Kam pasur probleme me shpinën për një kohë të gjatë. Për gjashtë vjet, kam marrë pilula dhe injeksione vetëm për të luajtur”, zbuloi Ferdinand, duke shpjeguar se si këto përpjekje ia kanë dëmtuar shëndetin afatgjatë. Dhimbja vjen e fortë dhe në mënyrë të paparashikueshme: “Kam momente të tmerrshme ku duhet të qëndroj në spital për disa ditë ose në karrocë me rrota. Është çmenduri, por më vjen nga askund”.
Pavarësisht se u zhvendos në Dubai dhe adoptoi teknika të reja për të ruajtur trupin e tij, ish-futbollisti duhet të jetojë me këtë lëvizshmëri të reduktuar me ndërprerje, një realitet drastik që lind drejtpërdrejt nga traumat e pësuara në fushë.

