Anis Mehmeti e ka nisur mbarë aventurën te Ipswich, me sulmuesin shqiptar që po dhuron paraqitje të mira. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes ndaj Derbyt, Mehmeti theksoi se ka gjetur ekipin e duhur ku do të mundet të shfaqë aftësitë e tij. Ndër të tjera, 25-vjeçari tha se Ipsiwch është ekip i denjë për Premier League. “Ne e dimë që “Pride Park” është një vend i vështirë dhe duhej që të rikuperonim pas dy rezultateve të fundit. Ia dolëm ta bënim këtë. Djemtë ishin këmbëngulës dhe jam i lumtur që morëm tre pikët. Po e shijoj shumë kohën time këtu. Kam ardhur me ambicien që të ngjitemi një kategori më lart me këtë klub të madh. Ndaj po i gëzohem kohës time këtu dhe po marr çdo ditë si të vijë, duke shijuar futbollin tim dhe duke u munduar që të kontribuoj në fitoret.
sfidanti.al

