Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë me fanellën e Beshiktash sot, teksa i aktivizuar si zëvendësues, qëndroi vetëm pak minuta në fushë, fillimisht duke dhënë asist për golin e fitores 2-1, e më pas duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Por vendimi i gjyqtarit është kontestuar nga trajneri i Beshiktashit, Sergen Jalçin, i pyetur pas ndeshjes për situatën në fjalë.
Ne po luajmë vazhdimisht me 10 lojtarë, ndërsa kundërshtarët marrin paralajmërime apo të verdhë. Gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm. Nëse ua jep atyre, na e jepni edhe ne gjithashtu. Nuk duam asgjë ekstra. Ne e luajmë lojën në çdo mënyrë. Kjo situatë e prish ekuilibrin tonë. Në po luajmë derbi me 10 lojtarë. Po shfaqen kartonë të kuq të panevojshëm. Kjo situatë nuk është aspak e shëndetshme”, tha ai pasi u pyet për kartonin e kuq të Asllanit.

