Liverpooli e konsideron hungarezin Dominik Szoboszlai një nga lojtarët kyç të së ardhmes dhe një kandidat për t’u bërë kapiten i klubit pas largimit të Virgil van Dijk, ose më vonë, shruan ‘The Guardian’. Mesfushori 25-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të “Reds” gjatë një sezoni të vështirë pas titullit, duke treguar nivel të lartë performancash pavarësisht sfidave të skuadrës. Szoboszlai ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin e Anfield, megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Aktualisht, kontrata e tij skadon në qershor 2028, që do të thotë se gjatë verës së këtij viti do të hyjë në dy vitet e fundit të marrëveshjes aktuale.
Klubi duket i vendosur ta mbajë mesfushorin në qendër të projektit të ardhshëm, duke i besuar jo vetëm rolin sportiv, por edhe atë udhëheqës pas largimit të një figure si Van Dijk. Rinovimi i kontratës dhe perspektiva e të qenit kapiten nënvizojnë se Szoboszlai shihet si lideri i ri i Liverpoolit në sezonet e ardhshme, ndërsa klubi përgatitet për një fazë të re zhvillimi pas periudhës post-titull.
sfidanti.al

