“Eintracht Frankfurt dhe trajneri Dino Toppmöller po mbyllin bashkëpunim mes tyre me efekt të menjëhershëm. Ky vendim është rezultat i një analize gjatë disa javëve të fundit. Faleminderit për angazhimin tuaj dhe urimet më të mira për të ardhmen, Dino”. Kështu e njoftoi klubi gjerman vendimin e tij për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin.
Toppmöller kishte qenë në krye të Eintracht Frankfurt që nga viti 2023 dhe e kishte udhëhequr ekipin drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar.
Ai largohet nga ekipi, i cili është i shtati në Bundesligë dhe aktualisht jashtë 24 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve. Trajneri i ekipit nën-21 vjeç, Dennis Schmitt, do të marrë përkohësisht përsipër detyrën.

