Kristjan Asllani vazhdon të refuzojë propozimet që kanë mbërritur në adresë të tij për vazhdimin e karrierës. Sipas mediave italiane, deri tani, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka refuzuar 5 oferta të ndryshme për vijimësinë. Asllani do të largohet nga Torino pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, por mbetet për t’u parë cili do jetë klubi i ardhshëm. Interi synon t’i gjejë një destinacion, pasi ai nuk bën pjesë as në planet e zikaltërve në vijimin e edicionit.
Sipas “La Stampa”, ka qenë vendimi i Asllanit për të refuzuar çdo ofertë konkrete që ka ardhur deri tani, pasi nuk është bindur nga ajo që i kanë propozuar. Kësisoj ai ka kthyer mbrapsht Zhironën nga La Liga, Paris FC nga Liga 1, si dhe Sasuolon, Parmën e së fundmi Kaljarin nga Seria A. I njëjti burim thekson se tashmë sytë e mesfushorit janë drejtuar nga oferta e re që duket më tunduese, ajo e Xhenoas, ku trajneri De Rosi kërkon një lojtar me tiparet e Asllanit për mesfushën. Palët nuk kanë hyrë ende në bisedime konkrete, por ky duket si varianti më i mundshëm për të ardhmen e Asllanit, nëse gjendet gjuha e përbashkët.
sfidanti.al

