Kjo ishte seç ishte !Edhe veshet nuk e mbajne. dot Kemi dëgjuar shumë deklarata që tundin “rrjetën” , madje nga ato që të prishin edhe gjumin e perjetshem, por kjo e trajnerit italianin Longo kapërceu stekën e rekordit. Si mund të thuhet, sapo kapërceu detin, se “kampionati ynë është më i korruptuari në botë”. Dhe ku e ka thënë ..në gazetën më të madhe italiane sportive” La Gazzetta Dello Sport”. A jemi me të vërtetë të parët në botë apo Longo e thotë sa për “ të na bërë qejfin”. Po kjo gazeta e shquar, pse ra në kuthin e një trajneri “qe mbushi barkun ne Shqiperi dhe e vodhi ne ..Itali”
A është e vërtetë që jemi në krye në këtë “fushë të minuar” të futbollit? Si mundi gazeta e perbotshme të botontë këtë deklaratë kur edhe presidenti i futbollit italian Gravina e ka thene shpesh , pa u lodhur nga mosha, se Shqipëria e futbollit, tamam tamam ajo e presidentit Duka është histori suksesi!
Mos e ka fjalën vetëm për Kombëtaren? Sepse siç thonë edhe nga anët tona, sidomos në zyrat e futbollit, presidenti Duka nuk mban përgjegjësi për tollovitë e kampionatit, atë që quhet Superligë, sepse ajo u takon presidentëve, kurse Kombëtarja është ..jeta e tij, lodra e tij dhe perjetësia e e tij në fron!
Sfidanti.al

