Chiesa i hap derën rikthimit te Juventusi

Juventusi nuk heq dorë nga Federico Chiesa. Seanca dimërore e merkatos mund të sjellë një rikthim të bujshëm në Torino, një “dashuri” që bën një rreth të madh, por në fund rikthehet aty ku nisi. Anësori i Kombëtares italiane, aktualisht pjesë e Liverpoolit, është sërish në ‘radarët’ e klubit bardhezi dhe për skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti përbën më shumë sesa një ide të thjeshtë.

Eksperienca angleze e Chiesa-s duket se nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Pas largimit në verën e vitit 2024, ai ka grumbulluar gjithsej 36 paraqitje me fanellën e “Reds” në të gjitha kompeticionet, duke realizuar vetëm pesë gola. Një bilanc që nuk ka bindur plotësisht dhe që mund të sjellë mbylljen e aventurës në Premier League pas rreth një viti e gjysmë.

Sipas asaj që raporton ‘Gazzetta dello Sport’, sinjali më i fortë për Juven vjen pikërisht nga vetë lojtari. Federico Chiesa do të ishte i gatshëm të ulë pagën e tij, e cila aktualisht arrin rreth gjashtë milionë euro në sezon në Angli, vetëm për të veshur sërish fanellën bardhezi. Një “asist” i rëndësishëm për drejtuesit juventinë, të cilët po punojnë për të gjetur formulën e duhur financiare për operacionin. Megjithatë, Juventusi nuk mbetet i fokusuar vetëm te Chiesa. Në listën e alternativave mbeten edhe emra si Daniel Maldini dhe Albert Gudmundsson, por dëshira e vetë Chiesa-s për rikthim mund të bëjë diferencën. Në Torino, ideja e ribashkimit me një lojtar që e nje

sfidanti.al