Siç është njoftuar nga klubi Blaugrana në faqen e tyre zyrtare të internetit, “Joao Cancelo kthehet në Barcelonë. Barça dhe Al-Hilal kanë arritur një marrëveshje për huazimin e mbrojtësit portugez deri në fund të sezonit. Cancelo ka zgjedhur numrin 2”.
“Mbrojtësi portugez ka mbajtur veshur edhe më parë fanellën e Barcelonës, në sezonin 2023/24, kur mbërriti në huazim nga Manchester City. Ai spikati atë sezon, duke luajtur 42 ndeshje (32 në La Liga dhe 10 në Ligën e Kampionëve), duke shënuar katër gola (dy në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve) dhe duke dhënë pesë asiste (katër në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve). Pasi huazimi përfundoi më 30 qershor 2024, ai u transferua te Al-Hilal SFC, klubi i tij aktual mëmë, ku luajti 45 ndeshje në një sezon e gjysmë”, vazhdon deklarata e katalanasve.
Cancelo kishte përfunduar gjithashtu në shënjestër të Interit. Zikaltërit donin ta rikthenin atë në Milano dhe madje kishin arritur një marrëveshje parimore me Al-Hilal, por portugezi këmbënguli të kthehej te Barça me çdo kusht.

