Williams: Të luash në Arabinë Saudite është e tmerrshme!

Iñaki Williams ka kritikuar ashpër vendimin e marrë nga Federata Spanjolle e Futbollit, e cila vendosi që të zhvendoste Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

Të shtunën, Bilbao rifillon ndeshjet e La Ligës kundër Osasunas në stadiumin El Sadar, përpara se të niset për në Arabinë Saudite të hënën (5 janar). Më 7 janar, ata përballen me FC Barcelona në gjysmëfinalen e Superkupës. Një fitore do ta shihte Bilbaon të takohej me fituesin e ndeshjes Real Madrid kundër Atlético Madrid në finale.

Pas seancës stërvitore publike të së martës, Williams bëri të qartë qëndrimin e tij: “E kam thënë shumë herë më parë, dhe nuk i kursej fjalët për këto çështje. Për ta thënë troç, të luash në Arabinë Saudite është thjesht e tmerrshme”.

sfidanti.al