Manchester United do të vuajë mungesën e mesfushorit Bruno Fernandes për të paktën 5 ndeshje, pasi ai u demtua në humbjen 2-1 ndaj Aston Villa-s. Sipas burimeve thuhet se 31-vjecari do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Manchester City në Old Trafford me 17 janar, që do të thotë një mungese prej 5 ndeshjesh. Ndërkohë, trajneri Ruben Amorim u shpreh gjatë një konference për shtyp se nuk e zëvëndëson dot askush mesfushorin portugez, duke e cilësuar si lojtar kyc të ekipit të tij:
2Është e pamundur të zëvendësohet Fernandes. Ai e kupton çdo pozicion në fushë, i kushton vëmendje çdo detaji. Kur unë bëjë një zëvendësim, ai është gjithmonë personi që u tregon lojtarëve të tjerë se ku duhet të jenë.” – deklaroi 40-vjeçari. Sakaq, ky lëndim i Fernandez vjen si një goditje e madhe për teknikun Portugez, pasi sulmuesit kryesorë Mbeumo dhe Amad Diallo janë jashtë fushe në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Kobbie Mainoo, zëvendësuesi i dukshëm i Fernandes, gjithashtu mungon për shkak të një dëmtimi në pulpë.
Mesfushori që prej vitit 2020 ka humbur vetëm 2 ndeshje për shkak të lëndimit dhe një tjeter për shkak të sëmundjes, që do të thote se mungesa e tij aktuale do të jetë më e gjata gjatë gjithë kohës së tij me Manchester United.

