Mateo Retegui, ëndërron River Platen

Shumë pak kohë i është dashur Mateo Reteguit të tregojë vlerat në Arabinë Saudite. Italiani aktivizohet për Al-Qadisiya, ekip me të cilin deri më tani numëron 8 gola në 12 sfida.

Mirëpo 26 vjeçari asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen nga e ardhmja dhe në orët e fundit ka deklaruar ëndërren e tij. Golashënuesi dëshiron të provojë veten tek River Plate, një ekip shumë i rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Në sezonin 2024-2025 lojtari nga San Fernando i Buenos Airesit u konsiderua golashënuesi më i mirë në Serinë A dhe ndër më të spikatuit në Europë. Kalimi në Arabinë Saudite ishte vijimi i të njëjtës histori dhe shumë shpejt u shëndërrua në referent në 11-shen e Brendan Rodgers.

Të qënit pjesë e ‘’ Los Millonarios ‘’ është një tundim për Mateo Reteguin i cili shpreson që në një moment të karrierës ta arrijë këtë objektiv.Në aspektin ekonomik sigurisht për kryeqytetasit thekson një vështirësi më vete por dëshira e tij thuhet se do të ndikojë për tu transferuar në të famshmin ‘’ El Monumental ‘’.

sfidanti.al