Barcelona, Olmo gati në janar

Barcelona është prekur nga lëndime të shpeshta gjatë gjithë këtij sezoni, dhe e fundit ndodhi javën e kaluar.

Dani Olmo, i cili kishte filluar të merrte formë pas një nisjeje zhgënjyese të kampanjës, u detyrua të largohej nga ndeshja kundër Atletico Madrid pasi pësoi një zhvendosje të shpatullës gjatë momentit të shënimit të golit në “Spotify Camp Nou”.

Barcelona ka caktuar një minimum prej një muaji mungesë për Olmon, duke qenë se po përdoret trajtim konservativ – nëse ai do t’i nënshtrohej operacionit, atëherë reprezentuesi spanjoll do të humbiste pjesën më të madhe të pjesës së mbetur të sezonit. Sipas “Mundo Deportivo”, procesi i rikuperimit të tij po ecën shumë mirë, dhe deri tani janë respektuar të gjitha afatet. Si rezultat, Barcelona shpreson që Olmo të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të vitit 2026: derbin kundër Espanyolit në “RCDE Stadium”.

27-vjeçari po ndihet mirë, dhe nëse nuk ka komplikime, ai pritet të marrë “ok”-in mjekësor në fund të pushimit dimëror.

Hansi Flick e sheh Olmon dhe Fermin Lopez si dy opsionet kryesore për pozitën numër 10, edhe pse trajneri gjerman ka provuar edhe alternativat tjera javët e fundit.

Talenti 17-vjeçar i La Masias, Dro Fernandez, ka startuar dy herë këtë sezon, ndërsa Lamine Yamal dhe Raphinha kanë luajtur po ashtu në atë rol në dy ndeshjet e fundit kundër Real Betis dhe Eintracht Frankfurt.

Fermin pritet të rikthehet në atë pozitë sapo të jetë plotësisht i shëruar, pasi ishte në formë shumë të mirë para se të lëndohej muajin e kaluar.

Olmo do të duhet të luftojë fort për të rifituar vendin në formacion.