Kryevepër e Verstapen në Abu Dabi

Max Verstappen arrin pole position në Çmimin e Madh të Formula 1 të Abu Dhabit, atë që do të vendosë edhe pilotin kampion bote për sezonin 2025.  Holandezi bën një kohë të jashtëzakonshme duke fluturuar në pistë e duke lënë pas dy makinat Mc Laren me Norris dhe Piastri. Kohë marramendëse që gati theu rekordin e pistës nga ana e Maks, 1’22”207.

Pole position i 48-të në karrierë për pilotin holandez të Red Bullit. Përkrah Piastrit në vijën e dytë të nisjes është George Russell, ndërsa vija e tretë kompletohet nga Charles Leclerc me Ferrarin dhe Fernando Alonso me Aston Martin (+0.695). Të dielën në pistën Yas Marina, në përfundim të garës do të vendoset edhe titulli botëror për pilotë.

Kjo nuk është hera e parë që titulli botëror për pilotë të vendoset në garën e fundit, pasi kjo ka ndodhur edhe më parë plot 30 herë duke përfshirë, aksidente, skandale e lojë skuadre. Ndaj Abu Dabi të dielën do të marrë vëmendjen maksimale të të gjithë të apasionuarve pas Formulës 1 për të parë se çfarë të papriturash do të sjellë.

Ndërkohë që ky sezon zhgënjyes me Ferrarin do të mbetet gjatë në kujtesën e 7 herë kampionit të botës në F1, Leëis Hamilton. Piloti britanik do ta nisë garën e së dielës nga vendi i gjashtëmbëdhjetë.

sfidanti.al