Sinjale lamtumire nga City

Bernardo Silva po luan sezonin e fundit te Manchester City. Lojtari portugez, protagonist në erën Guardiola, ka folur së fundi për karrierën. Ai ka theksuar se futbolli i ka dhënë shumë dhe se dëshiron të vazhdojë në nivelet më të larta. Mesfushori është shprehur se nuk do që të bëjë në këtë moment plane afatgjata, pasi synon të fokusohet në muajt e fundit me “Citizens”. Qëllimi i Bernardo Silvës është që të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme një cikël të pasur me trofe. Nga fjalët e tij kuptohet se po vlerëson largimin nga City.

“Kam ëndërruar gjithmonë të fitoj tituj, por nuk e kisha imagjinuar se do të fitoja 6 Premier League në 8 vjet. Futbolli më ka dhënë më shumë nga sa kisha imagjinuar, por nuk përfundon këtu. Kam ambicie të mëdha dhe dua të vazhdoj në nivele të larta. Kemi një objektiv të qartë me Manchester City dhe do të luftojmë për këtë gjë. Jam përqendruar te sezoni im i fundit te City: dua ta mbyll në mënyrën më të mirë me një klub që më ka dhënë shumë. Të shpallem kampion bote me Portugalinë pastaj është një ëndërr”, – ka thënë Silva.

Kjo deklaratë e Bernardo Silva ka ngjallur interesin e skuadrave të mëdha europiane. Nga Seria A janë Milan dhe Juventus klubet që e vlerësojnë maksimalisht profilin e portugezit, por blerja është komplekse për shkak të kostos së lartë, edhe pse kontrata e lojtarit përfundon në qershor të 2026-ës. Bernardo Silva aktualisht fiton 10.1 milionë euro në sezon, kështu që për klubet italiane është mjaft e vështirë që ta marrin. Ose lojtari duhet të bëjë një hap prapa në aspektin financiar.

sfidanti.al