Dopieta në Kroaci, Hoxha zgjidhet në formacionin e javës

Arbër Hoxha shkëlqeu me Dinamon e Zagrebit në fundjavë, duke realizuar dopietë. Sulmuesi i kombëtares është bërë së fundmi, pjesë e formacionit të javës në Kroaci. Paraqitja e tij është vlerësuar nga Sofascore me notën 8.3. Hoxha në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola. Ai gjithashtu, numëron 2 asiste.

sfidanti.al