Birmingham City prezanton projektin për stadiumin e ri

Birmingham City ka zbuluar sot projektin madhështor për stadiumin e ri me kapacitet 62 mijë vende, një investim kolosal që do t’i kushtojë klubit dhe qytetit të paktën 2.5 miliardë paund (mbi 2.8 miliardë euro).Vetëm impianti sportiv do të kushtojë rreth 1.2 miliardë paund, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për modernizimin e infrastrukturës përreth.

Stadiumi, i quajtur Birmingham City Powerhouse Stadium, do të ndërtohet në zonën Bordesley Park, në lindje të Birminghamit, dhe pritet të jetë gati për sezonin 2030-2031. Impianti i ri do të ketë 12 oxhaqe gjigante dhe do të synojë të bëhet simboli më modern dhe ambicioz i qytetit.

“Do të jetë zemra e qytetit”, deklaroi klubi i drejtuar nga biznesmeni amerikan Tom Wagner, ku ndër aksionerët minoritarë është edhe ish-ylli i NFL, Tom Brady. Wagner tha se projekti vendos si klubin ashtu edhe qytetin “në rrugën drejt madhështisë”, ndërsa e përshkroi stadiumin si një “faro ekselence për Birminghamin në skenën botërore”.

Projekti u prezantua me një video promovuese ku shfaqen Brady dhe Jude Bellingham, ylli i Anglisë dhe Real Madridit, i formuar te Birmingham City.

“Wow,” shprehet Bellingham në video, ndërsa Brady premton se tifozët “do të argëtohen pafund” dhe se stadiumi do të tërheqë “yllat më të mëdhenj të muzikës”.