Shorti i Kupës së Botës 2026 po afron dhe më 4 dhjetor do të hidhet zyrtarisht përplasja e madhe mes 48 kombëtareve që do të garojnë verën e ardhshme në Meksikë, SHBA dhe Kanada.
Bëhet fjalë për Botërorin më të madh të të gjitha kohëve dhe, ndërsa shumica e vendeve e kanë siguruar biletën, të tjera, si Italia apo Shqipëria, do të luftojnë në “play off”-et e marsit për t’u bashkuar në garë tre muaj para nisjes së turneut.
Aktualisht janë 42 skuadra që e kanë prerë tashmë kualifikimin, ndërsa 8 vendet e fundit do të plotësohen në vitin 2026. Edhe pse jo të gjitha emrat janë konfirmuar, shorti mund të organizohet normalisht falë sistemit të fashave dhe rregullave të balancimit mes kontinenteve.
Kombëtaret e kualifikuara deri tani përfaqësojnë Afrikën (9), Azinë (8), Europën (5), Amerikën e Jugut (6), Oqeaninë (1) dhe dy kontinentet e Amerikës së Veriut qё kanë edhe tri “vendase”: Meksika, Kanadaja dhe SHBA-ja. Këto të fundit do të vendosen automatikisht në grupet A, B dhe D dhe do të hapin konkurrimin në ditët e para të Botërorit.
Formula e shortit parashikon 48 ekipe të ndara në katër fasha me nga 12 skuadra. Çdo grup do të përbëhet nga një ekip i secilës fashë, duke shmangur përplasjen e përfaqësueseve të të njëjtit kontinent, me përjashtim të Europës, e cila lejon deri në dy skuadra në një grup.
SKUADRAT E KUALIFIKUARA DERI TANI NË BOTËROR 2026
AFRIKA: Algjeri, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Ganë, Marok, Senegal, Afrika e Jugut, Tunizi.
AZIA: Arabia Saudite, Australi, Koreja e Jugut, Japoni, Jordani, Iran, Katar, Uzbekistan.
AMERIKA E VERIUT DHE QENDRORE: Kanada (pritëse), Meksikë (pritëse), SHBA (pritëse).
EUROPA: Kroaci, Francë, Angli, Norvegji, Portugali.
OQEANIA: Zelanda e Re.
AMERIKA E JUGUT: Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Ekuador, Paraguaj, Uruguaj.
sfidanti.al

