Hoxha vendimtar për Dinamon e Zagrebit

Dinamo Zagreb vijon garën e ashpër për titullin kampion në Kroaci, dhe këtë herë protagonist absolut ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Futbollisti kuqezi i dhuroi tri pikë të arta ekipit të tij, duke shënuar golin e fitores në triumfin 2-1 ndaj Rijekës.

Moment vendimtar i sfidës erdhi në minutën e 84-t, kur Hoxha mori përgjegjësinë mbi supe dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca. Topi “përkëdheli” ajrin dhe u ndal bukur në rrjetë, duke shkaktuar entuziazëm të madh te tifozët dhe habi të dukshme te futbollistët kundërshtarë. Një realizim që pa dyshim hyn tek golat viralë, i pastër, elegant dhe plot teknikë.

Ky ishte goli i tretë sezonal për Arbër Hoxhën në kampionatin kroat, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Pas 12 javëve, Dinamo Zagreb mbetet në krye të klasifikimit së bashku me Hajduk Splitin, të dyja me nga 25 pikë, duke e bërë garën për titull edhe më emocionuese. Një mbrëmje fantastike për Hoxhën që vazhdon të tregojë se është një vlerë e shtuar për klubin dhe për Shqipërinë.

sfidanti.al