Edhe pse VAR-i është futur në barkun e FSHF-së, vendimet e dyshimta janë më thellë..në “zemër” të krereve të FSHF-së, në katet e sipërme. Cili ishte ai që besonte se Flamurtarit nuk do t’ia fusnin më thikën pas shpine? Thonin se ishte bërë betimi i madh, pranë “zotit”, se këtë vit Flamurtari nuk do të shikohej më si macja e zezë, kurse i pari i saj Sinan Idrizi s’do merrej më me “pulat e Dukës”. Mos flasim për Bylisin, që në filmin serial të Superligës, mbetet aktori i vleresuar me cmimin “oskar” për rolin e viktimës, një viktimë që ke qejf ta vrasësh..
Flamurtartari , me ato pak javë që kanë kaluar, ka kuptuar se fati në futboll nuk varet nga stadiumi, as nga tifozët që të rrethojnë, por nga ata që tollovisin zaret e lojës. Kjo humbja e fundit me Partizanit ka lënë pas një shije të vjetër, sa vlonjatët që ishin në stadium pyesin: na mundi Partizani apo VAR-i , që arriti “orgazmën e vet” në këtë ndeshje kur anuloi dhe golin…( shikoni foton e botuar)
Dy viktima u “rivranë” në betejën e kësaj jave, Flamurtari dhe Bylisi, por kanë ndryshim themelor , Flamurtari qan me “ligje” me anë të deklaratës se klubit, kurse për ballshiotët doli publikisht presidenti Kapllanaj dhe deklaroi se ..më mirë të na thonë ta shkrijmë Bylisin se sa me këto skema të vjetra dhe te pista…
Sfidanti.al