Kategoria I, Skënderbeu dhe Laçi fitojnë në transfertë

Sapo kanë përfunduar 6 ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë se Parë. Mbyllen në barazim 1-1 sfidat Besa-Pogradeci dhe Kastrioti-Iliria. Kryesuesit e Skënderbeut marrin një fitore të çmuar 1-0 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas, ndërsa Laçi fiton 3-0 në transfertë përballë Kukësit.

Burreli merr një fitore të çmuar 2-1 në transfertë përballë Apolonisë, ndërsa Korabi ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 2-0.

Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit, Skënderbeu kryeson i vetëm Kategorinë e Parë me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13 pikë.

sfidanti.al