Besimi mbetet, por për momentin ka ende distancë mes Juventusit dhe Kenan Yildiz për vazhdimin e kontratës. Ylli i ri turk e do një kontratë me rrogë vjetore prej 5 milionë eurosh neto në vit, por mes kërkesës së tij dhe propozimit të bardhezinjve ekziston një distancë prej 500 mijë eurosh. Sipas mediumit italian “Tuttosport”, derisa nuk do të arrijë nënshkrimi me “Zonjën e Vjetër”, Chelsea mund të futet në garë me një ofertë të rëndësishme.
“Blues” janë të gatshëm t’i ofrojnë 10 milionë euro në vit si rrogë për përfaqësuesin turk, përfshirë edhe bonuset. Yildiz shihet si një lojtar me kapacitete të mëdha për të ardhmen dhe çdo ekip do të donte ta ketë në gjirin e tij. Natyrisht, shumëçka do të varet edhe nga dëshira e lojtarit, nëse do të donte ta vazhdojë eksperiencën në Torino apo të lëvizë drejt Londrës apo ndonjë ekipi tjetër evropian në të ardhmen. Në sezonin aktual, Yildiz i ka zhvilluar 6 ndeshje në Serie A duke e realizuar një gol dhe duke i bërë tri asistime. Gjithashtu, në Ligën e Kampionëve i ka dy ndeshje dhe e ka realizuar një gol dhe e ka bërë një asistim. Në përgjithësi ai i ka zhvilluar 92 ndeshje dhe i ka realizuar 18 gola me Juven.
sfidanti.al