10 trajnerët më të paguar në botë që drejtojnë kombëtaret

Botërori i vitit 2026 po afron me shpejtësi dhe shumica e kombëtareve tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të turneut. Përveç lojtarëve, edhe trajnerët janë në qendër të vëmendjes, veçanërisht ata që shpërblehen më shumë financiarisht për punën e tyre. Në krye të renditjes qëndron Carlo Ancelotti. Trajneri italian, që drejton përfaqësuesen e Brazilit, përfiton një pagë të majme që e lë shumë pas rivalët e tij. Në “top-5” gjendet edhe Fabio Cannavaro, i cili së fundmi ka nënshkruar një kontratë fitimprurëse me Uzbekistanin. Në listë nuk mungojnë as emra të mëdhenj si Thomas Tuchel me Anglinë, Julian Nagelsmann me Gjermaninë dhe Didier Deschamps me Francën. Ndërkohë, vendin e fundit e mban trajneri kampion bote në fuqi, Lionel Scaloni, që vijon të drejtojë Argjentinën.

Ja renditja e 10 trajnerëve më të paguar në kombëtare:

Carlo Ancelotti (Brazil) – 9.5 milionë euro

Thomas Tuchel (Angli) – 5.9 milionë euro

Julian Nagelsmann (Gjermani) – 4.9 milionë euro

Fabio Cannavaro (Uzbekistan) – 4 milionë euro

Roberto Martinez (Portugali) – 4 milionë euro

Didier Deschamps (Francë) – 3.8 milionë euro

Marcelo Bielsa (Uruguaj) – 3.5 milionë euro

Ronald Koeman (Holandë) – 3 milionë euro

Gustavo Alfaro (Paraguaj) – 2.5 milionë euro

Lionel Scaloni (Argjentinë) – 2.3 milionë euro

sfidanti.al