Tragjedi në futbollin argjentinas, ndërron jetë trajneri i Boca-s

Boca Juniors njoftoi vdekjen e trajnerit të saj, Miguel Angel Russo, në një deklaratë zyrtare. Trajneri, i cili u rikthye në stolin e ekipit “Xeneizes” verën e kaluar, ishte 69 vjeç. Sipas disa medieve argjentinase, ai vuante nga komplikacione që lidhen me një infeksion urinar ndërsa në vitin 2017 iu diagnostikua kanceri i prostatës. Prezenca e fundit e Russos në stol ishte më 21 shtator, pas së cilës ai u zëvendësua nga ndihmëstrajneri Ubeda. Një ish-lojtar, më së shumti luajti për Estudiantes de la Plata, ai e filloi karrierën e tij si trajner me Rosario Central, më pas tsërviti Estudiantes dhe Boca Juniors, ku fitoi Copa Libertadores në vitin 2007. Dhjetë vite më vonë ai fitoi titullin kombëtar kolumbian me Milionarios. “Klubi Atlético Boca Juniors njofton me trishtim të thellë ndarjen nga jeta të Miguel Ángel Russo. Miguel lë një gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe do të jetë gjithmonë një shembull gëzimi, humanizmi dhe përkushtimi. Ne jemi pranë familjes dhe të dashurve të tij në këtë kohë të vështira. Lamtumirë, i dashur Miguel”, ishin fjalët e zgjedhura nga Boca për t’i dhënë lamtumirën teknikut.

sfidanti.al