Bastet favorizojnë Serbinë

Në datën 11 tetor do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Leskovc. Ky takim është me mjaft interes për të dyja kombëtaret në prezencën drejt “Botërorit 2026”. Së fundmi janë publikuar edhe koeficientet nga bookmakers-at. Serbia e Stojkoviç është favoritja e madhe për të dalë fituese nga ky dueli me koeficient 1.73. Në këtë “prizmë”, triumfi i grupit të Sylvinhos është vlerësuar gati i pamundur me 5.25. Barazimi do të ishte rezultati më i kënaqshëm për kuqezinjtë sipas specialistëve të barasteve, i përkthyer me koeficientin 3.50. Mes këtyre dy përfaqësueseve, bilanci është në ekuilibër totalë (1 fitore Serbia, 1 fitore Shqipëria dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim).

sfidanti.al