Ish-lojtari i njohur i NFL-it, Mark Sanchez, ndodhet në gjendje të qëndrueshme pas një plagosjeje me thikë që ndodhi në orët e para të së shtunës. Megjithatë, ai është vënë në pranga nga policia për rolin e tij në përleshjen që çoi në incident. Sipas autoriteteve të Indianapolis Metropolitan Police Department, Sanchez është arrestuar në spital dhe akuzohet për tre kundërvajtje: “sulm me dëmtim”, “hyrje e paligjshme në automjet” dhe “dehje në publik”.
Një raport i CNN, që citon një aktakuzë zyrtare, thekson se fillimisht Sanchez ishte dërguar në spital në gjendje kritike, ndërsa FOX Sports raportoi më pas se gjendja e tij ishte stabilizuar. Sanchez ndodhej në Indianapolis për të punuar si analist në transmetimin e ndeshjes mes Indianapolis Colts dhe Las Vegas Raiders, që do të zhvillohej të dielën. Mark Sanchez, i njohur për karrierën e tij si quarterback i New York Jets, ka qenë një nga figurat më të spikatura të NFL-it gjatë viteve 2009–2014, përpara se të tërhiqej dhe të niste karrierën si komentator sportiv.
sfidanti.al