Konfirmohet dëmtimi i Ardjan Ismajlit, humbet sfidën me Serbinë

Kombëtarja shqiptare do të duhet të përballet me Serbinë pa një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes. Ardian Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, pasi rezultatet e rezonancës magnetike të kryera sot kanë konfirmuar se mbrojtësi nuk është në gjendje optimale fizike për t’u bashkuar me kuqezinjtë. Sylvinho nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin e skuadrës italiane për këtë sfidë tepër delikate. Në mungesë të Ismajlit, trajneri brazilian pritet të mbështetet tek Enea Mihaj dhe debutuesi Klisman Caka, i cili është grumbulluar për herë të parë me ekipin kombëtar. Kjo është një goditje e rëndësishme për Shqipërinë, e cila do të kërkojë rezultat pozitiv në një nga ndeshjet më të tensionuara dhe me risk të lartë të fushatës kualifikuese për Botërorin 2026.

sfidanti.al