Cardiffi nën ritmin e hip-hopit, ‘Black Eyed Peas’ do të hapin finalen e Ligës së Kampioneve.

Black Eyed Peas është i ngarkuar të dhurojë spektaklin në ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit të Madridit që do të mbahet ne Cardiff në 3 qershor. Anëtarët e bandës së famshme të rrymës muzikore hip-hop nuk e kanë fshehur entuziazmion e tyre për këtë detyrë që iu dha nga qeveria e futbollit evropian, UEFA. ‘Duam të shtojmë ethet e të gjithë tifozëve-tha Ëill.I.Am-duke qenë se jemi të apasionuar pas futbollit e dimë shumë mirë që kjo është një ndeshje e rëndësishme për ata që do ta shohin atë në stadium apo në shtëpi me miqtë e familjarët. Por kjo performancë do të jetë e rëndësishme edhe për ne  pasi duam të dhurojmë spektakël’

sfidanti.al