Francesco Camarda është bërë emri më i përfolur në futbollin italian pas golit historik në Serie A me Lecce-n (i huazuar nga Milani), duke u shndërruar në lojtarin e parë të lindur në vitin 2008 që shënon në elitën italiane. Një talent i paracaktuar, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe Zlatan Ibrahimoviç, dhe që prej kohësh shihet si e ardhmja e Milanit. Kuqezinjtë kanë besuar gjithmonë tek ai, duke e mbajtur nën kontroll me kujdes dhe duke refuzuar që ta huazonin pa garanci. Megjithatë, në vitin 2024 ekzistoi rreziku real që Camarda të largohej nga Milano. Sipas raportimeve të Matteo Moretto-s, kur kontrata e tij po shkonte drejt skadencës, tri klube të mëdha evropiane ishin gati të vepronin për ta rrëmbyer: Manchester United, Borussia Dortmund dhe Roma.
Të tri klubet kishin përgatitur oferta serioze, duke parë te Camarda një investim të sigurt për të ardhmen. Por, pavarësisht interesimit të madh dhe shifrave tërheqëse, vetë lojtari vendosi të refuzonte çdo propozim. Arsyeja ishte e qartë: Camarda është një tifoz i flaktë i Milanit dhe ëndrra e tij ka qenë gjithmonë të shkëlqejë me fanellën kuqezi. Goli i tij debutues në Serinë A jo vetëm që e konfirmon potencialin e jashtëzakonshëm, por edhe besnikërinë ndaj klubit që e rriti. Për Milanin, ky është një fitim i madh: kanë në duar një sulmues premtues që ka zgjedhur zemrën para interesit financiar. Duket se për Camarda, e ardhmja është e shkruar me ngjyrat kuqezi.
sfidanti.al