Ousmane Dembélé ka fituar Topin e Artë falë një sezoni të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit. Ndërsa sot është një yll i padiskutueshëm, të kaluarën e tij në Barcelonë e kujton me kujdes ish-miku dhe bashkëlojtar i tij, Samuel Umtiti.
Në një intervistë për gazetën spanjolle As, Umtiti ka rrëfyer se shpesh i duhej të telefononte Dembélé për t’i kujtuar orarin e stërvitjeve dhe për ta siguruar që ai të ishte i pranishëm në kohë. “Ishte shpesh vonë dhe nuk ishte shumë i disiplinuar. I duhej kujtuar vazhdimisht për detyrat e tij”, ka thënë Umtiti.
Megjithatë, Umtiti ka theksuar se Dembélé nuk e kuptonte menjëherë rëndësinë e të qenit pjesë e një klubi si Barcelona. “Nuk e kishte kuptuar ende se ndodhej në Barcelonë”, ka shtuar ai.
Pas një periudhe të vështirë, Dembélé ka gjetur stabilitet dhe ka arritur kulmin e karrierës së tij, duke fituar Topin e Artë. Umtiti e ka përgëzuar për këtë arritje dhe ka shprehur kënaqësinë për suksesin e tij.
sfidanti.al