Freiburg-Basel, transfertë me…biçikletë

Nga Friburgu në Bazel, me shallin e skuadrës në qafë, mund të mendosh madje të shkosh edhe me biçikletë. Ky derbi transalpin është një transfertë “e shkurter”, por nuk është më e shkurtra e historisë mes dy klubeve nga vende të ndryshme në kupat europiane. Rekordi i përket Malmö dhe Kopenhagenit: vetëm 41 kilometra dhe të lidhura nga ura e famshme e Øresund-it. Dy skuadrat u përballën për herë të fundit në gusht, në turin e tretë kualifikues.

Duke shfletuar albumin e “mini-transfertave” dalin edhe çifte të tjera të afërta: Slovan ose Inter Bratislava kundër Rapid Vienës (55 km), Lille kundër Gentit (62 km), Lille kundër Club Brugge (65 km) dhe PSV kundër Standard Liege (93 km). Pra, 90 minuta lojë, edhe më pak për të mbërritur në stadium.

Ky fenomen e bën edhe më të veçantë futbollin kontinental: jo gjithmonë tifozët duhet të bëjnë udhëtime të gjata për të ndjekur skuadrën e zemrës; ndonjëherë mjafton një udhëtim i shkurtër për të përjetuar emocionet e Europës.