Colturi me risi për sezonin e ri

Vetëm një muaj përpara startit të sezonit të ri Lara Colturi ka bërë publike stafin e ri të trajnerëve. Këtë vit skiatroria e talentuar nuk do të përgatitet vetëm nga prindërit e saj (Daniela Ceçarelli dhe Alessandro Colturi), të cilët do të asistohen edhe nga Alessandro Schiasselloni. Ky i fundit, ka punuar edhe me Daniela Ceçarelli gjatë kohës kur kjo e fundit praktikonte këtë disiplinë në nivele të larta, është njëri prej psikologëve më të njohur botën e sportit në Itali.

“Punuam shumë mirë, kushtet e pistave, të motit dhe temperaturat ishin të duhurat. Munda të stërvitem dhe të testoj materialet e reja teknike në të dy disiplinat. Do të rifilloj të bëj ski në Sölden në fillim të tetorit dhe më pas do të jemi sërish në Val di Fassa për gjithë dimrin dhe pranverën”, tha Colturi pas fazës përgatitore që bëri në Francë (Les Deux Alpes mes qershorit dhe korrikut) dhe Zelandë të Re (në gusht dhe shtator).

Federata Shqiptare e Skive ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe ka lidhur partnmeritet me disa kompani të njohura, të cilat janë “joshur” nga sukseset e Colturit. Ndërsa një akord i rëndësishëm ka qenë edhe ai me Adidas-in, i cili do të jetë sponsori teknik i kombëtares kuqezi.

sfidanti.al