Bashkëshortja e Nicolò Barella shpërthen në rrjetet sociale Federica Schievenin ka ripublikuar së pari postimin në fjalë, ku shfaqen disa foto të çiftit së bashku me një eko që konfirmonte gjoja lajmin e gëzuar. E gjitha e shoqëruar me fjalë si “i emocionuan tifozët e Interit me një njoftim surprizë”. Një përmbajtje që, duke gjykuar nga screenshoti, ka arritur mijëra njerëz, duke marrë jo pak reagime. Bashkëshortja e futbollistit të Interit dhe të Kombëtares ka shkruar nga ana e saj: “Marrëzia e radhës për ne… Tani çdo ditë del ndonjë (me emoticon cirku dhe palaços), por nuk keni ndonjë ka*llik për të bërë në jetë????? NUK JAM SHTATZËNË!!!”. Pra, asnjë fëmijë i pestë në ardhje për çiftin e përbërë nga Nicolò Barella dhe Federica Schievenin.
sfidanti.al