Xhudisti shqiptar Çullhaj triumfon në Itali

Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka fituar medaljen e artë në “Ancona Open”, e cila u mbajt në Itali.

I ftuar në emisionin “Në radio” të Andri Xhahut, 28-vjeçari zbulon më shumë për këtë fitore. “‘Ancona Open’ bëhet çdo vit, ku vijnë sportistë shumë të mirë nga e gjithë bota, deri nga Japoni. Pjesëmarrës ishte dhe kampioni i botës 90 kilogramë. Bëra katër ndeshje me katër fitore. Shkoi shumë mirë.

Çullhaj tregon momentin më të vështirë në garën e fundit me sportistin italian. “Çdo gjysmë ore ke një garë. Sportistët italianë janë të zgjuar, bëjnë si të lodhur dhe kur shkon më vrullin e madh ata të kapin në befasi. Punojnë ndryshe nga Europa. Momenti më i vështirë ka qenë finalja, koha shkoi me shtesë. Më vinte inat të dorëzohesha në sekond të fundit edhe pse të dy ishim të lodhur. I mblodha forcat dhe e zura me një teknikë timen që quhet ‘kapje për qafe’. Mora pikën dhe fitova.

sfidanti.al