Manuel Neuer nuk do të refuzonte që të rikthehej në Kombëtare nëse kjo e fundit do të kishte nevojë. Edhe pse numri një i Bayern është tërhequr nga katër herë kampionët e Botës për tu fokusuar te klubi i tij, menaxheri i tij nuk ka përjashtuar rikthimin e bujshëm.
“Nëse unë do të jepja një përgjigje të qartë tani nëse klienti im mund të jetë ose jo në Botëror atëherë do të hapja një temë delikate. Unë di të them se Neuer është në super formë dhe kjo shikohet edhe në fushë. Nëse Julian Nagelsmann konstaton se ka probleme në atë pozicion dhe nëse i kërkojnë që të rikthehet unë ju garantoj se Manu nuk do të refuzonte kurrë”, tha Thomas Kroth.
sfidanti.al