Sulmuesi shqiptar largohet nga Shtutgarti

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Eliot Bujupi, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Vesterlo në ligën e parë të Belgjikë. 19-vjeçari, do të ketë mundësinë që të tregojë veten, teksa është huazuar nga klubi i Shtutgartit, për të marrë më shumë minuta. Bujupi, në sezonin e kaluar shënoi 18 gola në 27 paraqitje për grupmoshat e Stutgartit në të gjitha garat. Vlera e Bujupit në treg sipas “Transfermark” është 500 mijë euro, teksa 19-vjeçari është aktivizuar 1 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.

sfidanti.al