Widzew Lodz ka treguar qartë besimin që ka për futbollistët shqiptarë. Ishte mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, i pari që i hapi rrugën edhe të tjerëve. Më pas u transferua Dion Gallapeni dhe Lindon Selahi duke shtuar forcat në mbrojtje dhe mesfushë. Së fundmi është zyrtarizuar kalimi i Andi Zeqirit. Tashmë të gjithë repartet kanë lojtarë shqiptarë. Zeqiri u afrua nga Genk, i cili përfitoi 2 milionë euro. Kontrata ndërkohë u firmos e vlefshme deri në vitin 2029. Widzew Lodz nuk e ka nisur si duhet kampionatin, pasi numëron 7 pikë pas 7 javësh të luajtura.
sfidanti.al