UEFA ka konfirmuar pezullimin për 10 muaj të mbrojtësit të Athletic Bilbao, Yeray Álvarez, pas rezultatit pozitiv në testin antidoping të kryer më 15 maj, pas ndeshjes kundër Manchester United. Analizat zbuluan praninë e substancës diuretike/mbuluese “canrenone”.
Álvarez ka deklaruar se nuk ka përdorur kurrë substanca dopinguese dhe se rezultati pozitiv lidhet me një medikament kundër rënies së flokëve, të cilin e përdor prej vitit 2016 kur iu diagnostikua me tumor testikular.
Pavarësisht kësaj, UEFA vendosi ta dënojë mbrojtësin spanjoll, duke theksuar se nuk ka gjetur qëllim në shkeljen e tij, por se rregulloret antidoping mbeten të pandryshuara dhe përgjegjësia për substancat e gjetura në trupin e sportistit i takon vetë atij.

