Milan-Jashari, trajneri i Brugge: Kërkesat tona duhet të përmbushen

“Jashari? Gjithçka do të bëhet e qartë së shpejti”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Club Brugge, Nicky Hayen, dy ditë para ndeshjes së Pro League kundër Genk. Trajneri i bluzinjve konfirmoi gjithashtu rikthimin e lojtarit në skuadër, pasi kishte anashkaluar foton e ekipit disa ditë më parë: “Ai është stërvitur me ne për dy ditë dhe po shkon mirë, sjell cilësi dhe është kënaqësi të jesh pranë tij. Ajo që ndodh mbi kokat tona është përtej kontrollit tonë, nuk jam i shqetësuar për këtë situatë”.

Gjatë konferencës për shtyp, Hayen shtoi gjithashtu: “Ardon ka një kontratë deri në vitin 2029, dhe kërkesat e klubit janë të qarta: klubet që e duan atë duhet t’i përmbushin kërkesat. Pastaj janë dëshirat e lojtarit… dhe ky është problemi. Ne duam të ofrojmë lojtarë të aftë, gjë që fiton respektin e klubeve të tjera. Megjithatë, gjithçka do të bëhet e qartë së shpejti”.

sfidanti.al