Zyrtare, sulmuesi dhe Partizani ndajnë rrugët

Agim Zeka nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq dhe sulmuesi kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, teksa lajmi është bërë publik së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre. Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron shumë suksese në karrierë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.

sfidanti.al