Brazil, dënohet me 17 vite burg për vjedhjen e një topi të nënshkruar nga Neymar

Në Brazil, ata ndoshta menduan se sulmi me forcë në Parlament ishte një gjë e ligjshme për t’u bërë, duke pasur parasysh atë që ndodhi në Uashington më 6 janar 2021. Në fakt, dy vjet më vonë, më 8 janar 2023, ndodhi një përsëritje në Brasilia. Një turmë mbështetësish të Bolsonaros sulmuan selinë e qeverisë federale braziliane në kryeqytet, duke pushtuar Kongresin Kombëtar, ndërtesën e Gjykatës Supreme dhe Pallatin Presidencial, në një përpjekje për të rrëzuar me dhunë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Luiz Inácio Lula da Silva.

Midis tyre ishte edhe Nelson Ribeiro Fonseca, 35 vjeç në atë kohë, i cili shfrytëzoi konfuzionin për të vjedhur një top, të autografuar nga Neymar, të ekspozuar në Parlament. Pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë, Fonseca e ktheu objektin e çmuar, duke deklaruar se e kishte vjedhur atë për të mbrojtur trashëgiminë.

Një teori që nuk e bindi gjykatën, e cila e dënoi atë me 17 vjet burg. Natyrisht, dënimi u dha edhe për sulmin ndaj Parlamentit, por për të demonstruar se si episodi i vjedhjes kontribuoi në dënim, mjafton të lexojmë motivimin e gjyqtarit Alexandre de Moraes: “I pandehuri Nelson Ribeiro Fonseca Junior rrëfeu se kishte vjedhur topin, i cili është një aset unik që është pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare”.

sfidanti.al