Ajo që është e parëndësishme për shumë njerëz, vlen sa ari për të tjerët. Auckland City i befasoi të gjithë duke barazuar me Boca Juniors (1-1) në raundin e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube. Një pikë që nuk vlente asgjë për Grupin C, por që pati një ndikim të rëndësishëm financiar për klubin amator të Zelandës së Re. Kjo sepse një barazim në këtë fazë të garës vlen… 1 milion dollarë (rreth 861 mijë euro). Këto janë të ardhurat më të mëdha të siguruara ndonjëherë nga Auckland City. Tani, duke marrë parasysh që lojtarët e Auckland City kanë punë të tjera dhe nuk paguhen për pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës për Klube, 1 milion dollarë është një shumë vërtet e konsiderueshme që mund të ndryshojë jetë. Shuma, siç zbuloi një nga lojtarët pas ndeshjes, do të shpërndahet midis skuadrës dhe stafit të trajnerëve. Përpos kësaj, klubi zelandez do të përfitojë edhe disa të ardhura të tjera nga FIFA për pjesëmarrjen në Botëror, të ndoshta për ‘big’-t e Europës mund të jetë pak, por për amatorët e Auckland Cityt janë shumë.
sfidanti.al