Botërori 2025 në MotoGP gjithnjë e më shumë është nën diktatin e Marc Marquez dhe motorit Ducati. Piloti spanjoll fitoi garën sprint të zhvilluar në pistën e Aragon (në Spanjë). Një garë (11 xhiro) që nuk pati histori, dominuar nga spanjolli, që la pas vëllanë e tij Alex Marquez me Ducati Gresini. Një skenë kjo e parë në mjaft nga garat e këtij sezonit të MotoGP. Në vendin e tretë u klasifikua Fermin Aldeguer po me Gresini, dnërsa në vendin e katërt motori Ducati i VF46, i Franco Morbidelli. Pra, motori italian zuri katër vendet e para në renditje. Ndërkohë, për sa i përket renditjes për pilotë, në vendin e parë ndodhet sërish Marc Marquez, që tashmë ka 27 pikë karshi vëllait të tij. Një garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, i 12-ti.
sfidanti.al