Arman Durmishi ia ka faturuar trajnerit Andrea Tedesco, paraqitjet e dobëta të Kombëtares U-17 në Europian. Trajneri italian Andrea Tedesco zhgënjeu totalisht, ndërsa duket se ka pasur kundër edhe lojtarët e tij pasi Durmishi, tha se trajneri ka lojtarë të fortë, por nuk di çfarë të bëjë me ta duke e quajtur të paaftë dhe se Kombëtares i nevojitet trajner i ri.
“Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me skuadra të forta, por besoj se edhe ne jemi shumë lojtarë të fortë, por kur e kemi trajnerin që nuk di çfarë të bëjë me këto lojtarë të fortë është pak ndryshe të luaj, dhe për të fituar është pak rëndë. Për këto lojtarë që kena dhe jemi shumë të fortë në skuadër, besoj na duhet një trajner më i fortë”, u shpreh sulmuesi i Juventusit U-17 për “RTSH”.
sfidanti.al