Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për sfidën

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, synon rezultat pozitiv, në një ndeshje mjaft delikate. Për sfidën që do mbahet në “Arenën Kombëtare”, interesimi ka qenë i lartë. Vetëm një javë pas hapjes së procesit për rezervimin, janë regjistruar 50 mijë aplikime për biletat e ndeshjes. Kujtojmë se çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta, sakaq do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat. Kryerja  e pagesës online është e parashikuar të kryhet në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

sfidanti.al