Razak Abalora nuk është më një lojtar i Elbasanit. Klubi verdheblu dhe futbollisti ganez kanë ndarë rrugët mes tyre. Portieri për shkak të një dëmtimi ka munguar në ndeshjet e fundit, ndërsa palët kanë ndërprerë me mirëkuptim kontratën mes tyre 2 muaj para fundit të saj. Verdheblutë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, falënderojnë portierin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.
“THANK YOU RAZAK!
Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora. Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe. Elbasani e falënderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni. I urojmë Razak-ut fat dhe suksese në karrierën e tij”, shkruhet në postim. Ndërkohë edhe futbollisti ka bërë falënderimet e tij për klubin, teksa është mjaft mirënjohës për presidentin dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë. “Falenderoj presidentin, stafin drejtues dhe lojtarët e ekipit për eksperiencën e bukur këtu. Dua të falenderoj peof.Kotorrin dhe tifozët verdheblu për mbështetjen. ‘Elbasan, ju uroj suksese”, është shprehur Abalora.
sfidanti.al